Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Pas votimit, Kurti ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.
“Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin e pijshëm. Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...