Kosova luan sonte ndeshjen e tretë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Sllovenisë.
Takimi nis nga ora 20:45 luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Kjo nuk është hera e parë që këto dy kombëtare takohen mes vete, pasi në të kaluarën janë përballur edhe dy herë të tjera.
Kosova ka bilanc negativ në këto dy përballje, ku ka pësuar dy humbje.
Asokohe pesë vjet më parë në ndeshjet të cilat u luajtën në kuadër të Ligës së Kombeve, sllovenët fituan në “Fadil Vokrri” 0-1 me një gol të Vuckic.
Kurse në ndeshjen e kthimit në Ljubjlan, sërish fituan sllovenët mirëpo asaj here me rezultat 2-1.

Tashmë kur kanë kaluar pesë vjet nga këto përballje, Kosova ka një tjetër ‘fytyrë’ dhe lojtarë të rinj e me kualitet të lartë, ku do të synohet vetëm fitorja.
Një triumf ndaj Sllovenisë sonte do t’i rriste edhe më shumë gjasat për kualifikim tutje në Kampionat Botëror.
Pas dy ndeshjeve të luajtura Kosova ka tri pikë dhe është e dyta, kurse Sllovenia është e fundit me një sosh.
Përveç këtyre dy kombëtareve në grupin kualifikues janë edhe Suedia e Zvicra./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...