Deputeti Igor Simiq pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve nga partia e tij për nënkryetar të Kuvendit ka thënë se nënkryetari serb i Kuvendit i takon atyre.
“Në bazë të Kushtetutës vetëm këta kandidatë kanë të drejtën, në bazë të Rregullorësh dhe aktgjykimit. E gjitha tjetër është shkelje,. Mos e bëni këtë diçka që është e qartë i takon Listës Srpska”.
“Po sillni siç doni, ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim. Përsëri e propozojmë Sllavko Simiq, ne s’marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe nuk na detyroni në këtë gjë”.
Kjo deklaratë e Simiqit erdhi pas kërkesës së kryeparlamentarit Dimal Basha që Lista Srpska ta propozojë deputetin e vetëm serb që mbeti pa u ezauruar, Nenad Rashiq, e që s’është nga kjo parti.
Por, Lista Srpska refuzoi ta bënte këtë.
Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit ka thënë se propozimi për nënkryetarin serb i takon shumicës së komunitetit serb në Kuvend.
“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127 e aktgjykimit, të cilin e përmendi Simiq
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish