Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi shpall fundin e luftës sot, duke pretenduar se kjo shënon fillimin e një “armëpushimi të përhershëm”.
Khalil al Hayya, i cili i mbijetoi sulmit të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Katar muajin e kaluar, tha se marrëveshja përfshin hapjen e pikës së kalimit Rafah në të dyja drejtimet.
Ai shtoi se marrëveshja do të çojë në lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur dhe tha se Hamasi mori garanci nga ndërmjetësit dhe administrata amerikane që konfirmojnë se lufta ka mbaruar plotësisht.
Duke folur më parë, një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se një armëpushim do të hynte në fuqi “brenda 24 orëve” pasi të zhvillohej mbledhja e plotë e kabinetit të Izraelit.
Një burim nga qeveria izraelite i ka thënë Reuters se mbledhja e kabinetit të sigurisë tani ka përfunduar dhe ministrat tani do të mblidhen për të votuar nëse do ta ratifikojnë marrëveshjen e armëpushimit, shkruan Skynews,
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...