Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të mbahet nga 8 deri më 10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash sigurie, me synimin për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e rendit publik.
Për të siguruar zhvillimin normal të konferencës, janë vendosur kufizime në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit.
Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor 2025.
Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe sinjalistikën përkatëse./rtsh.al
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...