Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës.
“Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.
Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.
“Ka gjasa reale që ne mund të bëjmë diçka”, tha Trump.
“Mendoj se ekziston mundësia që ne të mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo madje shkon përtej situatës në Gazë. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ekipet tona janë atje dhe pothuajse çdo shtet në botë ka mbështetur planin”, shtoi ai.
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...