Franca po përballet me kaos të mëtejshëm politik pasi kryeministri i fundit i vendit, Sebastien Lecornu, dha dorëheqjen pas vetëm 26 ditësh në detyrë.
Disa orë pas dorëheqjes, Lecornu pranoi një kërkesë nga Presidenti Francez Emmanuel Macron për të punuar mbi një plan për “stabilitetin për vendin” deri të mërkurën në mbrëmje.
Kjo kthesë e papritur kulmoi një ditë trazirash politike që pa aksionet të binin ndjeshëm në bursën e Parisit mes shqetësimeve mbi aftësinë e partive politike për të përballuar problemet ekonomike të vendit.
Dorëheqja tronditëse e Lecornu të hënën në mëngjes erdhi një ditë pasi ai zbuloi kabinetin e tij dhe e bëri atë kryeministrin e tretë francez që largohet nga detyra që nga dhjetori i kaluar.
Formacioni i tij ministror ishte kritikuar ashpër nga të gjitha partitë në Asamblenë Kombëtare, të cilat kërcënuan ta rrëzonin atë.
Emërimi i ish-ministrit të financave Bruno Le Maire si ministër i forcave të armatosura në veçanti dukej të ishte një pikë ngërçi për shumë fraksione politike.
Të hënën pasdite, Le Maire tha se po tërhiqej nga kabineti në një përpjekje për t’i dhënë fund krizës.
Menjëherë pas kësaj, Pallati Elize njoftoi se Lecornu-t i ishin dhënë edhe 48 orë të tjera për të përcaktuar nëse negociatat me partitë politike mund të rezultonin në një “plan stabiliteti” për Francën. Politika e vendit ka qenë shumë e paqëndrueshme që nga korriku i vitit 2024, kur Macron bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një përpjekje për të arritur një shumicë të qartë pas një humbjeje të madhe për partinë e tij në votimin e Parlamentit Evropian.
Disa parti tani po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe disa po bëjnë thirrje që Macron të largohet.
Macron mund emërojë një kryeministër tjetër, mund të shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare, ose mund të japë vetë dorëheqjen, megjithëse ai gjithmonë ka thënë se nuk do të tërhiqet para se të mbarojë mandati i tij në vitin 2027.
Deficiti i Francës arriti në 5.8% të te ardhurave për bruto produktin vendor në vitin 2024 dhe borxhi i saj kombëtar është 114% e Bruto produktit te saj vendor. Ky është borxhi i tretë më i lartë publik në eurozonë pas Greqisë dhe Italisë./rtk
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...