Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Shqipëri, duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe për të gjithë shoqërinë.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u nda tragjikisht nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë,” thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Sipas këtij institucioni, “kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cënuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit.”
Në emër të Këshillit, kryesuesi Albert Zogaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin me familjen e gjyqtarit, me kolegët dhe me gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Ai ka theksuar se “në këtë moment të rëndë për drejtësinë shqiptare, ndajmë dhimbjen tuaj dhe nënvizojmë nevojën për reflektim institucional dhe shoqëror.”
“Kujtimi për jetën dhe veprën e tij të mbetet një shembull i qëndrueshëm frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë,” ka përfunduar Zogaj.
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...