Kombëtarja e Kosovës ka filluar sot grumbullimin për dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Të përzgjedhurit e Fodas, aktualisht janë duke e zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes me Slloveninë, shkruan Arbresh.info.
Skuadra është thuajse e kompletuar, mirëpo ka mungesa të theksuara si ajo e kapitenit, Amir Rrahmani, i cili nuk ka mundur të rikuperohet nga lëndimi që pësoi në ndeshjen e parë të shtatorit me Zvicrën, raporton Arbresh.info.

Gjithashtu, Lumbardh Dellova nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për këto dy përballje. Një tjetër mungesë është ajo e Florian Haxhës, i cili ishte në listë mirëpo do të mungojë për shkak të një problemi shëndetësor.
Për dallim nga shtatori, në kamp është rikthyer edhe Milot Rashica i cili është i pranishëm edhe sot në stërvitje. I rikthyer pas një kohe është edhe Edon Zhegrova, mirëpo ylli i Juventusit nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme së bashku me disa futbollistë të tjerë.

E për herë të parë në kampin dardan është prurja më e re e Kosovës, Albian Hajdari, i cili sot ka stërvitur për herë të parë me shokët e kombëtares.
Në kampin dardan shihet një atmosferë mbresëlënëse, ku nuk mungon optimizmi për rezultate pozitive.
Kosova të premten e luan ndeshjen e parë të këtij muaji në ‘Fadil Vokrri’. Teksa tri ditë më vonë, udhëton tek Suedia.

Pas dy ndeshjeve të para, Kosova është e dyta në grup me tri pikë. Në tabelë prinë Zvicra me gjashtë sosh, kurse Sllovenia e Suedia kanë nga një pikë./Arbresh.info
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...