Një gjykatë federale në SHBA ka ndaluar përkohësisht administratën Trump nga dislokimi i Gardës Kombëtare nga Teksasi dhe Kalifornia në Portland, Oregon. Vendimi vjen pasi më herët ishte refuzuar edhe kërkesa për dislokimin e Gardës Kombëtare të vetë Oregonit, pa pëlqimin e shtetit.
Gjykatësja Karin Immergut, e emëruar nga vetë Trump, tha se nuk kishte prova që protestat në Portland kërkonin ndërhyrje ushtarake dhe e cilësoi ndërhyrjen si kërcënim për sovranitetin e shteteve.
Vendimi mbetet në fuqi deri më 19 tetor, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende. Guvernatorë të shteteve si Illinois e Kalifornia kundërshtojnë vendimin, duke e quajtur “pushtim”, ndërsa guvernatori i Teksasit e mbështet.
Ngjarja vjen në një kohë protestash të dhunshme në disa qytete, të nxitura nga politikat e rrepta të imigracionit të administratës Trump, që ka autorizuar dislokime të ngjashme edhe në Çikago dhe Los Anxhelos. Një gjykatë në Kaliforni ka shpallur të paligjshëm një ndërhyrje të tillë në shtetin e saj, por administrata ka bërë apel.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...