Samiti i Bërdo-Brijunit po zhvillohet sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku liderë të vendeve të rajonit po diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij hapëse, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi progresin e vendit në procesin e integrimit dhe bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm dhe fqinjësia e mirë janë thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Të gjitha vendet e rajonit po përballen me sfida të përbashkëta si rrjedhja e trurit dhe nevoja për të mbajtur të rinjtë në vendet tona. Bashkëpunimi në fusha si kërkimi shkencor dhe novacioni është kyç për të arritur përfitimet që sjell Bashkimi Evropian,” u shpreh Presidenti Begaj.
Ai theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar që kërkon dialog të vazhdueshëm dhe bashkëpunim rajonal.
Samiti i Bërdo-Brijunit shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me synim përshpejtimin e integrimit evropian.
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...