Në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është vërejtur një shtim i ndjeshëm i rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit.
Mjeku infeksionist Arben Mino bën me dije se virusi vijon të qarkullojë në disa variante, ndërsa aktualisht po haset një formë me simptoma më të lehta krahasuar me valët e mëparshme.
Mjeku apelon për vigjilencë dhe respektim të masave parandaluese, sidomos në ambiente të mbyllura dhe për persona në risk, si të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese.
Sipas të dhënave të mbledhura në rang qarku, vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar rreth 100 raste të reja me COVID-19, çka përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me muajt e mëparshëm./rtsh.al/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...