Shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë përshëndetur iniciativën dypartiake të senatorëve amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen për amendamentin që kërkon njohje reciproke Kosovë–Serbi dhe refuzon çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor.
Ata e kanë quajtur këtë si një qëndrim të drejtë amerikan dhe në përputhje me vlerat e lirisë që bashkojnë popujt.
“Ky qëndrim i qartë, i drejtë dhe i qëndrueshëm i përfaqësuesve të lartë amerikanë është dëshmi e vazhdimësisë së mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe zhvillim demokratik në rajonin tonë. Ai përforcon bindjen se orientimi proamerikan i popullit dhe institucioneve të Kosovës është themeli më i fortë i së ardhmes sonë”, thuhet në letrën e përcjellë medieve nga shoqata “Miqtë e Amerikës.
Tutje kanë thënë se mirëpresin përkushtimin e SHBA-ve për një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke dhe respekt të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Ky mesazh është një kujtesë e fuqishme se paqja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë me vizionin amerikan për një Evropë të lirë, të bashkuar dhe demokratike. Shoqata “Miqtë e Amerikës” – “Friends of the USA” Association shpreh mirënjohjen e përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për miqtë tanë në Kongresin amerikan që mbrojnë me dinjitet të vërtetën për Kosovën dhe drejtësinë për popullin tonë”, thuhet në letrën falënderuese që kjo shoqatë e ka publikuar për senatorët Tillis dhe Shaheen./rtk
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...