Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur në takim në Organizatën e Veteranëve të Luftës.
Rama thotë se Kryeqyteti është i vetmi qytet në Kosovë dhe rajon që ka themeluar sektorin për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kabinetit të Kryetarit.
Tutje ai thotë se do ta vazhdojë mbështetjen.
”Kryeqyteti është i vetmi qytet në Kosovë dhe rajon që ka themeluar sektorin për mbrojtjen e kategorive të dala nga lufta në kuadër të kabinetit të Kryetarit. Kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim lavdinë tonë kombëtare. Sot, organizatat e veteranëve të luftës na pritën në vizitë dhe bashkë biseduam për vazhdimësinë e punës dhe bashkëpunimit tonë. Të bashkuar gjithmonë për të mirën e vendit!”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës