Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur një tubim me gratë dhe vajzat e kryeqytetit, ku ka shpalosur zotimet e tij për një qeverisje lokale që garanton barazi gjinore dhe politika të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ai tha se barazia gjinore nuk është vetëm kauzë e grave por edhe e burrave. Ai po ashtu shtoi se në qeverisjen e tij do të zbatohet parimi 50/50 për përfaqësimin gjinor, duke thënë se kjo është një praktikë që e ka aplikuar edhe më herët. “Gjatë kohës time në Ministrinë e Shëndetësisë kam pasur 60% gra në kabinet dhe 40% burra. Ka qenë kabineti më i balancuar në energji, më produktivi dhe me më pak probleme,” kujtoi ai.
Në këtë takim, Ismaili u zotua për politika konkrete që synojnë barazi të plotë mes grave dhe burrave: buxhetim gjinor, më shumë çerdhe, hapësira për ndërmarrësi, grante dhe subvencione si dhe mundësi plotësisht të barabarta për gratë. “Qeverisja komunale që 25 vite nuk ka qenë e drejtë me 50% të popullsisë së vet, por tash është koha që këto padrejtësi të kthehen në mundësi për të gjitha gratë e Prishtinës,” tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...