Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, sot Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.
Ministri në detyrë, Arben Vitia tha se kontrollet e shpeshta në rastet e dyshimeve dhe mamografia janë shumë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje për parandalimin dhe shërimin e saj.
“Mamografia si shërbim kyç për diagnostikim vitin e kaluar shënoi një rekord në numrin e ekzaminimeve, ku pati mbi 1500 ekzaminime vetëm në nivelin tretësor shëndetësor, duke bërë të mundur diagnostikimin në faza shumë të hershme”, tha Vitia.
Vitia ritheksoi se pjesa thelbësore vazhdon të mbetet ndërgjegjësimi dhe vetëkontrolli.
Sipas tij, lajmi i mirë është se gjatë këtyre viteve ka pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...