Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar ngërçin politik.
Ai ka bërë me dije se për të dalë nga situata aktuale janë dy skenar.
Në një prononcim për “FrontOnline”, Pacolli ka thënë se njeri nga skenarët është marrëveshje teknike në mes të partive për konstiuimin e Kuvendit.
“Duke parë qëndrimet e deritanishme të subjekteve politike, janë dy skenarë realistë: Skenari pragmatik: Në ditët e fundit para skadimit të afatit, bëhet një marrëveshje taktike — jo domosdoshmërisht politike — vetëm për ta kaluar fazën e konstituimit. Kjo mund të ndodhë në formën e një kompromisi minimal: p.sh. votohet kandidati i Listës Serbe, por me marrëveshje që posti të mbetet simbolik ose i kufizuar në kompetenca”, ka thënë ai, duke treguar për skenarin tjetër.
“Skenari konfliktual: Asnjë lëvizje nuk ndodh dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Duke parë klimën aktuale të mosbesimit, ky skenar ka marrë gjithnjë e më shumë peshë”, është shprehur Pacolli.
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje