Përkundër humbjes së sotme nga Anwli, Bashkimi ka siguruar fazën e grupeve të Fiba Europe Cup.
Këtë e ka konfirmuar edhe klubi prizrenas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Bashkimi u mposht sot nga Anwili me rezultat 93-71. Mirëpo ndeshjen e parë e fitoi 80-75.
Rezultati nga dy ndeshjet është 168-151.
Sipas rregullores së FIBA Europe Cup, tre klube do të vazhdojnë në fazën e grupeve si ‘lucky losers’, duke u përzgjedhur sipas diferencës më të vogël të humbjes, andaj Bashkimi është njëra nga këto skuadra.
Për prizrenasit kjo është hera e parë që do të marrin pjesë në Fiba Europe Cup, madje në sezonin e tyre të parë debutues në Evropë.
Bashkimi do të jetë në grupin J me Dijon nga Franca, Pallacanestro Reggiana nga Italia dhe Cibonan e Kroacisë./Arbresh.info
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën