Juventusi ka dështuar të fitoj ndaj Villarealit në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ky takim u mbyll me rezultat 2-2.
Takimi nisi më mirë për vendasit që e mbyllën pjesën e parë në epërsi prej 1-0, me golin e Mikautadze në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.
Por Juventusi pati tjetër fytyrë në etapën e dytë. Gatti me një gol të bukur barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 59-të.
Kurse Conceicao shtatë minuta më vonë i dha epërsinë ‘Zonjës së Vjetër’.
Kur të gjithë prisnin një triumf të italianëve, në skenë u shfaq Veiga i cili realizoi në minutën e fundit të ndeshjes dhe e dërgoi në ‘delirë’ stadiumin. Ky ishte barazim i dytë i Juventusit.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova këtë ndeshje nuk u paraqit tek Juventusi. Ai u la në bankë gjatë gjithë ndeshjes nga trajneri.
Skuadra e Igor Tudor pas dy ndeshjeve ka dy pikë kurse Villareali ka një sosh.
Sfidën e radhës biankonerët e luajnë ndaj Real Madridit në udhëtim, kurse Villareali do ta presë në shtëpi Manchester Cityn.
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë
Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liri...
AME mban konferencë për media për menaxhimin e vërshimeve
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...