Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve.
Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen.
“U diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, duke vënë theks të veçantë tek përkrahja e Italisë në proceset e rëndësishme shtetformuese të vendit tonë. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...