Interi ka arritur të shënoj fitore bindëse ndaj Slavia Prahas me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Kapiteni zikaltër, Lautaro Martinez hapi llogarinë e golave pas gjysmë orë loje, shkruan Arbresh.info.
Katër minuta më vonë, Denzel Dumfires dyfishoi rezultatin pas një asistimi nga Marcus Thuram.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Ndërkohë në etapën e dytë, skuadra e Chivus shënoi edhe golin e tretë.
Ishte kapiteni Martinez që realizoi sërish për t’i dhënë vulë fitores, pas asistimit nga Bastoni.
Deri në fund, gola nuk pati dhe Interi shënoi fitoren e dytë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, kurse cekët do e kërkojnë triumfin e parë xhiron e radhës.
Inter pas kësaj fitore pozicionohet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, kurse Slavia është e 26-ta me një sosh.
Duelin e radhës Interi e luan ndaj Royale Unionit, teksa Slavia takohet me Atalantan./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër