Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë.”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...