Vendimi i Albian Hajadarit për t’iu bashkuar Kosovës, ishte një tjetër “shuplakë” për Federatën e Futbollit të Zvicrës, pas asaj “goditje” që mori në shtator nga Leon Avdullahu i cili mori vendimin e njëjtë sikurse të Hajdarit.
Hajdari ishte futbollist i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat tek Zvicra, madje është paraqitur njëherë edhe tek kombëtarja A, në një ndeshje miqësore, por në fund ka zgjedhur vendin e origjinës, Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me zgjedhjen e lojtarit, ka folur menaxheri i Albianit, Sascha Fischer për mediumin zviceran “20 Minuten”.
“Zvicra e ka formuar atë si në aspektin sportiv ashtu edhe personal, për të cilën ai dhe ne si ekip jemi shumë mirënjohës. Familja e tij vjen nga Kosova dhe ai ndjen një lidhje të fortë emocionale me këtë vend. Ai dëshiron të marrë përgjegjësi atje dhe të ndihmojë përfaqësuesen të rritet në nivel evropian”, ka thënë Fischer.
Më tej ai ka thënë se kjo zgjedhje ishte e nxitur nga identiteti i futbollistit të tij.
“Ne gjithmonë jemi ndjerë të vlerësuar. Prandaj, ky vendim nuk është aspak rezultat i mungesës së përpjekjeve, përkundrazi, është një zgjedhje shumë personale, e nxitur nga identiteti”, është shprehur ai.
Albian Hajdari do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tetorit me Kosovën, që “Dardanët” i luajnë ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe Suedisë në udhëtim./Arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X