Liverpooli ka bërë bujë këtë verë me një afat kalimtar historik, duke thyer çdo rekord të Premier Ligës. 482.9 milionë euro u investuan për të sjellë në “Anfield” disa nga emrat më premtues të futbollit evropian: Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong, Giovanni Leoni. mln €.
Kurrë më parë Liverpooli nuk kishte shpenzuar kaq shumë në një merkato të vetme, dhe pritshmëritë janë rritur në maksimum, shkruan Arbresh.info.
Pas humbjes me Crystal Palace në Superkupën e Anglisë, “The Reds”, kanë fituar 7 ndeshje radhazi: pesë në Premier Ligë, një në Champions League dhe një në Kupën e Ligës.
Interesante është fakti se gjashtë prej këtyre fitoreve u siguruan pas minutës së 80-të, duke e mbajtur gjallë reputacionin e Liverpoolit si skuadër që nuk dorëzohet kurrë.
Mirëpo “milionat e shpenzuar” nuk po flasin ende në fushë. Humbja e dhimbshme 2-1 në kampionat ndaj Crystal Palace ka hapur një debat të madh se sa po ndihmojnë përforcimet e reja klubin.
Alexander Isak, blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, zhgënjeu totalisht në “Selhurst Park”, duke mos bërë asgjë madje asnjë goditje në portë.
Jeremie Frimpong dhe Isak kanë vetëm nga një gol secili deri tani.
Milos Kerkez dhe Florian Wirtz nuk kanë ende as gol, as asistim. Gjermani i cili erdhi me shumë bujë, ende nuk e ka treguar vlerën e tij, në shtatë ndeshjet e para.
Giovanni Leoni pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe do të humbasë gjithë sezonin.
I vetmi që ka lënë shenja deri më sot është Hugo Ekitike, me 5 gola dhe 1 asistim në 8 ndeshje, por edhe ai ka bërë gafën e tij. Pas golit të fitores kundër Southampton në Kupën e Ligës, u ndëshkua me karton të kuq për heqjen e fanellës.
Pavarësisht gjithë kësaj, Liverpooli mbetet në krye të tabelës dhe ka filluar sezonin me ritëm të lartë, por dilema është e qartë: a do t’ia dalin blerjet e reja të justifikojnë investimin marramendës?
Sezoni është i gjatë dhe Arne Slot ka ende kohë për t’i integruar yjet e rinj, por presioni mbi ta po shtohet nga java në javë. Për momentin, Liverpooli fiton… por milionat e merkatos presin përgjigje./Arbresh.info
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...