40-vjeçar dhe ende po luan në top ligat evropiane, Modric thotë se dashuria për futbollin është motiv shtesë për të

17:23 | 29 Shtator 2025
D.H

Milan mbrëmë fitoi ndaj Napolit derbin e xhiros së pestë me rezultat 2-1. Ky rezultat e dërgon skuadrën e Allegrit në pozitën e parë me pikë të njëjta me Napolin dhe Romën.

Gjurmë të mëdha në këtë ndeshje la edhe Luka Modric, i cili përkundër zhvilloi super paraqitje dhe luajti gjithë ndeshjen, shkruan Arbresh.info.

Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.

Modriq ka thënë se dashuria e tij për lojën është arsyeja kryesore pse është ende në gjendje të bëjë paraqitje të nivelit të lartë.

“Është thjesht dashuri për lojën, unë e dua shumë futbollin. Qëkur kam lindur, kur shoh foto nga fëmijëria ime, jam aty me topin. E dua shumë futbollin, kjo është arsyeja që më mban të motivuar. Kur fiton gjëra, me këto shifra, është një ndjenjë unike. Kjo është ajo që më mban të motivuar, jam ende i motivuar për të fituar gjëra sepse është një ndjenjë e mrekullueshme. Në futboll, gjithmonë duhet ta provosh veten. Për shkak të kësaj, jam ende në këtë nivel”, ka thënë futbollisti kroat.

Kujtojmë se Luka Modric u transferua si lojtar i lirë nga Real Madridi tek Milani pas një super karriere me ‘mbretërit’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme