Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Maia Sand për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Moldavisë.
Me një mesazh në rrjetin social X, Begaj deklaron se fitorja e partisë properëndimore me mbi 50%të votave, është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe integrimin euroipian.
Begaj shpreh mbështetjen e Shqipërisë ndaj Moldavinë, në rrugën e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.
“Urime të sinqerta Presidentit të Moldavisë @sandumaiamd për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Begaj.
Partia për Veprim dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes së Moldavisë, Maia Sand ka kryesuar në zgjedhjet parlamentare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u organizua nga Kremlini.
/rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...