Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot në Nju Jork me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Mike Lawler, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Sipas njoftimit të Qeverisë në detyrë, në këtë takim u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare.
U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare në këtë proces.
Kurti e informoi kongresistin Lawler për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke përmendur progresin në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit.
Temë e diskutimit, sipas njoftimit, ishte edhe rreziku i ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Kongresisti Lawler njoftoi Kurtin për vendimin e tij që t’i bashkohet Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan./Arbresh.info/

Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...