Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tubim me qytetarët në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selami është gati ta shndërroj besimin në projekte konkrete dhe qeverisje me dinjitet, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Prizreni ynë, qyteti i historisë, i kulturës dhe i bashkëjetesës, sonte na dhuroi një pritje madhështore. Në këtë qytet, në këtë zemër të Kosovës, u bashkuam me qytetarët që besojnë te shpresa, zhvillimi dhe orientimi euro-atlantik i vendit tonë.
Kandidati ynë për kryetar, Driton Selmanaj dhe ekipi i LDK-së për Prizrenin, janë gati ta shndërrojnë këtë besim në punë të përditshme, në projekte konkrete dhe në qeverisje me dinjitet.
LDK është gjithmonë aty ku qytetarët kërkojnë rrugën e arsyes dhe vizionin e qartë për të ardhmen. Prizreni sot tregoi se ky besim është i pathyeshëm./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir