Llapi ka mposhtur Gjilanin për të shënuar fitoren e parë këtë edicion të ri në Superligën e Kosovës. Llapjanët triumfuan 4-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë.
Axel Gnapi shënoi pas tre minutash lojë për epërsinë fillestare të Llapit, shkruan Arbresh.info.
Teksa, Lulëzim Peci realizoi për 2-0 në minutën e 20-të. Llapjanët nuk u ndalën dhe në fundin e pjesës së parë shënuan edhe golin e tretë me Arbnor Ramadanin.
Kurse në minutën e 49-të, Gnapi sërish realizoi për t’i dhënë vulën fitores.
Krejt çka bëri Gjilani deri në fund ishte goli i nderit në minutën e 58-të, me anë të Aganspahiç.
Ky është triumfi i parë i Llapit këtë edicion dhe tashmë është në pozitën e tetë me gjashtë pikë, kurse Gjilani është i shtati me shtatë sosh./Arbresh.info
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë