Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pasi të shtunën mbrëma një person hapi zjarr nga një anije drejt një turme që ishte mbledhur në një bar buzë ujit në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet amerikane.
Të shtënat ndodhën rreth orës 21:30, sipas kohës lokale, pranë një sërë baresh dhe restorantesh të frekuentuara në Sauthport, që gjendet 48 kilometra në jug të Uillmingtonit.
Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar ishte në një anije të vogël pranë bregut dhe papritur u ndal dhe shtiu drejt turmës dhe më pas iku.
Pothuajse gjysmë ore më vonë, Rojet Bregdetare amerikane hasën në të dyshuarin dhe e arrestuan.
Autoritetet amerikane nuk kanë zbuluar identitetin e të dyshuarit dhe po ashtu nuk treguan motivet e këtij rasti.
Hetuesit nga disa agjenci – përfshirë Byronë Shtetërore të Hetimit dhe Gardën Bregdetare – të dielën vazhduan të mblidhnin dëshmi në vendin e ngjarjes dhe intervistuan dëshmitarë.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë publik identitetet e viktimave dhe po ashtu nuk kanë dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të të palgosurve./rel
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...