Policia e Kosovës ka ndaluar 6 kamionë në fshatin Dardani të Ferizajt të cilit po transportonin dru.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm, shkruan Arbresh.info.
Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...