Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York për një takim bilateral, Kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell.
Në këtë takim, të dytë në dy vitet e fundit, kryeministri shprehi mirënjohjen e tij për Qeverinë e Grenadës për mbështetjen e saj të gjatë për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre.
Me këtë rast kryeministri Kurti ftoi homologun e tij nga Granada për vizitë në Kosovë dhe për të konkretizuar më tej vullnetin e të dy palëve për bashkëpunim.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka./Arbresh.info
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...