Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e mundësitë me interes të përbashkët, ishin çështjet kryesore të diskutimit.
Në mesin e tyre, theks të veçantë pati bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.
“Së fundmi, Brukseli zyrtar ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse në muajin korrik, në një tjetër hap të rëndësishëm për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes, ministritë e mbrojtjes së dy vendeve nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në këtë fushë. Kryeministri u shpreh se këto zhvillime janë pozitive dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, por në të njëjtën kohë për paqen dhe sigurinë, marrë parasysh kompleksitetin dhe brishtësinë e situatës gjeopolitike globale.”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, kryeministri falënderoi kryeministrin De Wever për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj shtetit të Kosovës, për kontributin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe për angazhimin tonë të palëkundur për integrim evropian dhe NATO.
Ky takim bilateral, që njëherësh ishte i pari ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryeministrit De Wever, u zhvillua në hapësirat e Misionit të Përhershëm të Belgjikës në Kombet e Bashkuara./Arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër