Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur me bindje të plotë se do ta fitojë edhe një mandat në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor.
Në emisionin “Rubikon”, ai tha se do të fitojë pa balotazh, pasi sipas tij, ka realizuar një numër të madh projektesh në kryeqytet.
“Besoj fuqishëm që ne do ta fitojmë Prishtinën pa balotazh sepse e kemi treguar që kemi bërë një numër të madh të projekteve në kryeqytet, faktikisht janë aq shumë saqë ne kemi përfshirë në një uebsajt, Prishtina.work, ku secili qytetar mundet me hy dhe me i pa projektet e mëdha në të gjitha sferat në kryeqytet. Lus qytetarët që të hynë t’i shohin, jo vetëm në zonat qendrore të Prishtinës por edhe në zonat periferike pra në zonat rurale, poashtu projekte të përfunduara dhe projekte në të cilat punohet. Pra të gjitha këto janë mundësi për qytetarët që të shkojnë dhe vetë të shohin punët e mëdha të cilat janë kryer në Prishtinë”, u shpreh kryetari i Prishtinës
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...