Rashford startues, kjo është 11-shja e Barcelonës ndaj Oviedos

20:39 | 25 Shtator 2025
D.H

Rashford startues, kjo është 11-shja e Barcelonës ndaj Oviedos

Barcelona sonte është mysafire e Real Oviedos në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Ndeshja nis me fillim nga ora 21:30, shkruan Arbresh.info.

Tashmë trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje. Gjermani po vazhdon t’i besojë Marcus Rashfordit i cili edhe sonte është në 11-shen e parë.

Për dallim nga ndeshja e fundit ku Robert Lewandowski e luajti nga minuta e parë, këtë herë Flick ka vendosur që polaku ta nis nga banka këtë sfidë.

Në formacionin starutes është rikthyer edhe i shumëpërfoluri Ronald Araujo.

Kjo është 11-shja e plotë e klubit katalanas:

Shpërndaje në rrjete sociale