UEFA po shqyrton mundësinë e një votimi për pezullimin e Izraelit nga anëtarësia, për shkak të konfliktit në Gazë, raportoi të enjten Associated Press, duke cituar burime të afërta me këtë propozim.
Sipas dy burimeve që folën për agjencinë në kushte anonimiteti, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, shumica e 20 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pritet të mbështesin një vendim të tillë.
Ky zhvillim vjen dy javë përpara ndeshjeve të përfaqësueses së Izraelit ndaj Norvegjisë dhe Italisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ende mbetet e paqartë nëse FIFA do të përkrahë pezullimin e Izraelit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta midis presidentit të saj, Gianni Infantino, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ndërkohë, Këshilli drejtues i FIFA-s, që përbëhet nga 37 anëtarë – mes tyre tetë nga UEFA – do të mblidhet javën e ardhshme në Cyrih.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...