Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, e organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i PK’së Gazmend Hoxha, Nuno QUEIRÓS, përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.
Komunikata:
Nesër, e premte, 26 shtator 2025, Policia e Kosovës organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.
Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP) përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia si dhe nëpërmjet projektit rajonal IPA, mbështetje për forcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor (IPA/2021/425-067), financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga SEESAC./Arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private