Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar debat duke zëvendësuar portretin e Joe Biden në korridorin “Walk of Fame” në Shtëpinë e Bardhë me një foto të një makinerie firmosjeje që shtyp automatikisht nënshkrimin e Biden.
Në të dyja anët e fotos ndodhen portrete të Trump, duke theksuar mandatin e tij para dhe pas Biden.
Ky veprim interpretohet si një provokim i qëllimshëm në përplasjen e gjatë mes dy rivalëve politikë, pasi Trump e ka akuzuar më herët Bidenin se është shumë i dobët për detyrën dhe përdor pajisje për të nënshkruar dokumentet, akuza që Biden i ka quajtur “qesharake”.
Ish-zëdhënësi i Joe Biden, Chris Meagher, reagoi me sarkazëm ndaj zëvendësimit të portretit të Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke ironizuar se administrata Trump po fokusohet te ulja e çmimeve dhe ndihma për familjet në nevojë.
Ndërkohë, një analizë nga Heritage Foundation zbuloi se shumica e nënshkrimeve të Biden në dokumente zyrtare janë bërë me një makinë automatike, të njohur si Autopen.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit