Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marr pjesë në drekën e punës të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në fjalën e saj, Gërvalla paraqiti bilancin dhe rezultatet e matshme të Republikës së Kosovës, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian 2024, i cili konfirmon progres të Kosovës në 36 nga gjithsej 38 fusha, përfshirë progresin në sundimin e rendit dhe ligjit, ku sipas raportit Gallup Law & Order, Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë, transmeton Arbresh.info.
Gërvalla po ashtu theksoi rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës, investimet e huaja direkte në nivele të larta, dyfishimin e eksporteve dhe forcimin e buxhetit shtetëror.
“Ekonomi në rritje me investime të huaja rekorde, eksporte të dyfishuara dhe buxhet të forcuar. Agjenda e Reformave për vitet 2024–2027 është e harmonizuar me Planin e Rritjes së BE-së, është në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Kosova ka afirmuar mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe bashkëpunon ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe BE-në”, tha ajo,
Gërvalla shtoi se Republika e Kosovës, në rolin e Kryesueses së CEFTA-s, ka punuar për barazi në përfaqësim, ka zbatuar kornizën e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), si dhe ka kontribuar në zbatimin me sukses të procesit të emërimit të Drejtorit Ekzekutiv të CEFTA-s.
Gjithashtu, ajo ngriti si shqetësim ndalesat arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se këto veprime cenojnë rëndë lirinë e lëvizjes dhe bien ndesh me frymën e bashkëpunimit rajonal. Ministrja kërkoi heqjen e këtyre masave të pajustifikuara, trajtim të barabartë për statusin e kandidatit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...