Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Ngjarja është zbuluar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Policia e Durrësit vijon punën në terren.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës