Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se për shkak të një zjarri të shkaktuar në disa fusha të Artanës, një numër i madh i shtyllave të tensionit të mesëm dhe të ulët janë djegur.
KEDS-i njoftoi se edhe nënstacioni 35/10 kV Artana është në rrezik nga zjarri që po përhapet shumë afër tij.
“Ky Nënstacion është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike”.
“Akoma nuk dihen dëmet e sakta të shkaktuara nga ky zjarr, meqë vatra aktive të zjarrit janë përhapur gjithandej”.
“Megjithatë, KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë, të cilat ndodhen në vend dhe po bëjnë të pamundur që dëmi në asetet elektroenergjetike të mos përhapet edhe më”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, KEDS-i u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve të asaj ane që të kenë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çfarëdo rasti që ka të bëjë me sigurinë e tyre.
“Fatkeqësisht, shkaku i dëmeve të mëdha në rrjetin elektrik shpërndarës, riparimi i tyre do të marrë kohë, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e prekur”, thuhet në reagim.
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...