Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar policët që morën pjesë në operacionin pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai theksoi se shteti i Kosovës do t’i nderojë dhe do t’i kujtojë gjithmonë për profesionalizmin dhe guximin e treguar në shërbim të vendit.
“Ju lumtë policëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në operacionin e 24 shtatorit 2023 për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga Serbia, gjatë sulmit kriminal me qëllime aneksuese në Banjskë. Historia e shtetit të Kosovës do t’ju nderojë dhe do t’ju kujtojë për profesionalizmin dhe guximin tuaj, si dhe për shërbimin që ia keni bërë Republikës. Lavdi heroit Afrim Bunjaku, dëshmorit të lirisë së pacenueshme të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Kurti.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...