Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e rënies së tij gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi Bunjakun si hero të Kosovës, i cili ra në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të vendit.
“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”, tha Osmani./Arbresh.info
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë