Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë finalizimin e marrëveshjeve në proces si njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, bashkëpunimi në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje civile.
Palët ranë dakord për krijimin e një Komisioni të përbashkët për tregti dhe ekonomi, me synim që miqësia mes dy vendeve të reflektohet drejtpërdrejt në zhvillim për qytetarët, njofton MPJD.
Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe përfshirjes së të rinjve në proceset demokratike.
Ministrja Gërvalla ka thënë se “forcimi i demokracisë kalon përmes përfshirjes së të rinjve”, duke nënvizuar përkushtimin e Kosovës dhe Kroacisë për t’i dhënë brezit të ri hapësirën që meriton.
Në fund të takimit, Gërvalla shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në shtetndërtimin e Kosovës, duke e konsideruar Zagrebin një partner të çmuar dhe mik të përhershëm.
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...