Në kuadër të takimeve të rregullta me ambasadorët e vendeve të vendeve të QUINT-it, sot drejtori ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit gjatë takimit, u diskutua për prioritetet, të arriturat dhe sfidat e Institutit, si dhe për të forcimin e partneritetit në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e materialeve arkivore.
“Gjithashtu u potencua interesimi ynë për bashkëpunim me institucionet akademike, arkivat dhe muzetë britanike, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar trajnime profesionale në fusha me interes të ndërsjellë’, thuhet në njoftim.
Hetemi falënderoi Ambasadën Britanike në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në misionin për të vërtetën dhe kujtesën kolektive.
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...
Zelensky zotohet t’i vazhdojë përpjekjet për paqe pas “përpa...
Rashiq thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës