John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për demilitarizimin e UÇK-së, në veçanti takimin e 17 qershorit të 1999-të në Malet e Berishës, ku ishte takuar me disa komandantë të zonave.
Pjesë kyçe e deklarimit të tij, ishte edhe se si Hashim Thaçi, mori titullin “Kryekomandant i UÇK-së”.
Ish-këshilltari i Wesley Clark, shpjegoi edhe arsyen se pse kjo ndodhi.
Duncan theksoi se në atë kohë NATO-ja nuk e njihte Thaçin si kryeministër të Qeverisë së Përkohshme.
“NATO-ja nuk mund ta njihte Hashim Thaçin si kryeministër të Kosovës, nuk mund ta pranonte këtë gjë. Nuk ishin gati ta njihnin Kosovën si shtet dhe është e sigurt se nuk do ta njihnin as Hashim Thaçin si udhëheqës të Kosovës”, tha ai gjatë dëshmisë së tij para mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi transmeton Klankosova.tv.
“Z. Thaçi nuk mund ta nënshkruante në cilësinë e kryeministrit sepse NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk e njihnin Qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe rrjedhimisht këtë pozitë. Dikush e sajoi këtë titull që të dukej se z. Thaçi kishte legjitimitetin dhe pushtetin dhe për këtë arsye iu dha titulli kryekomandant i UÇK-së”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i Aleancës Veriatlantike.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...