Kryeministrinë detyrë njëherësh edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebrezën, duke e cilësuar atë si një menaxher të aftë, kompetent dhe me integritet personal e profesional.
Përmes një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Fushë Kosova është komuna me rritjen më të madhe të popullsisë ndër vite, por që kjo rritje sipas tij nuk është përcjellë me përmirësim të mjaftueshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve, transmeton Arbresh.info.
“Fushë Kosova është komuna me rritjen më të madhe të popullsisë ndër vite. Kjo duhet të reflektohet në përmirësim të infrastrukturës për banorët dhe të shërbimeve për qytetarët. Prandaj, si qeveri e Republikës dhe si udhëheqje e re komunale, zotohemi që këtë hendek ndërmjet rritjes së madhe të popullsisë dhe ngecjes në infrastrukturë do ta urëzojmë me investime të përbashkëta në mënyrë që Fushë Kosova si komuna më e dendur në vend të ketë kushte të dinjitetshme për jetesë dhe banim. Me Valonin kjo është e mundur, bashkë bëhet”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit