Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, prof. Avni Berisha, ka hyrë në mesin e 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar të botës në renditjen e publikuar nga Universiteti i Stanfordit, më 19 shtator 2025.
UP njofton se Profesori Berisha, duke hyrë në këtë grup të shkencëtarëve, ka fuqizuar njohjen ndërkombëtare në qarqet elitare shkencore bashkë me Universitetin e Prishtinës dhe fakultetin ku jep mësim dhe zhvillon hulumtimet.
“Renditja e Universitetit të Stanfordit, në bashkëpunim me „Elsevierin” që konsiderohet më presitigjiozja në botë, mbledh të dhëna për më shumë se 100 mijë shkencëtarët më të mirë të globit nga platforma „Scopus”, duke vlerësuar ndikimin e citimeve jetësore dhe të një viti në 22 fusha dhe 174 nënfusha shkencore”, thuhet në njoftimin e UP-së.
Profesori Avni Berisha edhe vitin e kaluar ishte pjesë e listës së 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar në botë./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...