Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me dëshminë e John Duncan.
Duncan, dje theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë nuk ka pasur asnjë dëshmi për ekzistencën e një Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së sipas kuptimit ushtarak, duke shtuar se një gjë e tillë e ka dëgjuar vetëm në deklarata politike.
“Në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake. Gjatë kohës time unë kam dëgjuar që të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht”, tha Duncan.
Ai tutje tha se përveç kësaj, nga aktakuza e ka kuptuar që një organ i tillë pretendohet se ka ekzistuar që nga vitet e ’90-ta.
“Nga aktakuza kam kuptuar që është krijuar në mes të viteve ’90-të, kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme dhe shumë e vogël dhe po dëshironin që t’i jepnin tituj të mëdhenj”, shtoi ai.
I pyetur nga prokuroria për ish-figurat e UÇK-së Azem Syla dhe Sokol Bashota dhe nëse i njeh ata, ai tha se për të parin është emër që e ka dëgjuar, derisa për të dytin që nuk është mirë me kujtesën e emrave.
Kur prokurori Matt Halling i tha se çka nëse i thuhet se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar, por tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.
Dëshmitari theksoi se nuk kishte parë asnjë komunikatë të UÇK-së që të përmendte ekzekutime ose likuidime ndaj “kolaboracionistëve” apo “tradhtarëve të kombit”.
Megjithatë, dëshmitari pranoi se kishte hasur shpesh komunikata të tjera të UÇK-së, të cilat i merrte përmes GDOM-it, Kryqit të Kuq ndërkombëtar ose shtypit, dhe se shumica përcillnin mesazhin se UÇK-ja ishte një organizatë e mirëstrukturuar dhe e ardhmja e Kosovës./rtk
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...