Të gjitha fluturimet nga dhe për në Aeroportin e Kopenhagenit, më i madhi në Danimarkë dhe rajonin nordik, janë pezulluar pas vëzhgimeve për disa dronë të panjohur në zonën e aeroportit.
Policia njoftoi se rreth 2-3 dronë të mëdhenj janë parë duke fluturuar në afërsi të pistave të aeroportit, dhe për këtë arsye është vendosur mbyllja e menjëhershme për ngjitjet dhe uljet e avionëve. Sipas autoriteteve, nuk dihet ende se kur do të rifillojnë operacionet.
Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se hapësira ajrore mbi aeroport është mbyllur dhe se disa fluturime janë devijuar në aeroporte të tjera. Sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, të paktën 35 fluturime kanë ndryshuar destinacionin për shkak të mbylljes.
“Policia po heton rastin, por për shkak të hetimit në zhvillim nuk mund të japim detaje të tjera,” tha zëdhënësi i aeroportit.
Incidenti ka ngjallur shqetësim, pasi vëzhgime të ngjashme të dronëve janë raportuar edhe në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo. Autoritetet kërkojnë nga publiku që të shmangë fluturimet e dronëve pranë aeroporteve për të siguruar sigurinë e udhëtarëve dhe operacioneve ajrore./rtk
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...